Në anketë Kombëtare të Institutit Ndërkombëtar Republikan spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).
Qeveria Rama sipas anketimit te institutit republikan amerikan gëzon një aprovim të përgjithshëm nga më shumë se gjysma e të anketuarve (58%).
Analisti Fitim Zekthi në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi rezultatet e këtij sondazhi, duke u ndalur edhe tek situata politike në vend.
Gjatë intervistës, Zekthi u shpreh se Partia Demokratike ka humbur masivisht mbështetësit e saj.
“Është shumë e dukshme, duhet thënë se vihet në dukje se publiku shqiptar refuzon të gjitha partitë e mëdha, por në masën tre herë më shumë refuzon Partinë Demokratike. Dhe kjo është një fatkeqësi shumë e rëndë për ne, kur në të gjithë botën fitojnë partitë opozitare. Më vjen keq ta them, por kjo është ditur dhe nuk është një gjë që po përballemi sot. Në vjeshtën e vitit 2021 kur Berisha nisi lëvizjen për të çliruar PD nga kapja, dihet që do të tkurrej, pasi ishte kundër historisë dhe kundër kohës. Gjatë 8 viteve partinë e drejtoi një njeri tjetër dhe kur iku, iku si një njeri që humbi. Pra në këtë kuptim dihej. Instituti që ka bërë sondazhin, ka një traditë në çështjen e konsulencave zgjedhore. Berisha në vitin 2005 kishte 2-3 % hendek…Në atë kohë u përpoq të jepte një imazh edhe më shumë…”, tha më tej ai.