Sonte në RealStory do të flitet për operacionin e shpëtimit të fëmijëve shqiptar nga kampet e Sirisë. Cilat ishin vështirësitë dhe procesi I negociatave? Përse nuk u kthyen të gjithë dhe a është në gjendje Shqipëria ti presë dhe rehabilitojë? Përse zgjodhi Kryeministri Edi Rama të ishte vetë në Liban dhe cili ishte mesazhi që u synua të jepej prej tij?
Përpos këtyre zhvillimeve të lidhura me Shqipërinë, deklarimet e Presidentit Francez Emanuel Macron dhe reagimi ndaj tyre i Turqisë a e impaktojnë vendin tonë si një vend me bashkëjetesë fetare dhe me shumicë myslimane?
Në studio me Sokol Ballal do të jetë Luneta Sufali, Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, gazetarja investigative Klodiana Lala, Arjan Dyrmishi, specialist I cështjeve të sigursë, Albi Xhunga me Skype nga Brukseli si dhe Xhetan Ndregjoni, Daja i Endri Dumanit dhe Eva (Sara) Duma.
Ne ora 21:00 ne #RealStory LIVE
