Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit.
Soreca prezantoi në mbledhje raportin vjetër të Komisionit Europian. Ambasadori theksoi ndër të tjera se KE ka vlerësuar që Shqipëria i ka përmbushur kushtet.
Megjithatë, ai vuri theksin tek disa pika problematike. Diplomati evropian u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, ku në raport thuhej që në përgjithësi ishin të mirëorganizuara, por ka dhe aludime për blerje votash dhe rrjedhje të dhënash së personale, e për këtë presim hetimet.
“Do të fokusohem te kriteret politike. Shqipëria ka kaluar një periudhë me sfida, si pandemia. Ashtu siç u konfirmua nga Von der Layen, BE i qëndroi pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto sfida. Raporti thotë që Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësimin e BE dhe duhet të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Vonesat për negocim do të kenë aspekt negativ për besueshmërinë e BE. Ne presim përparim në tre fusha, në zbatimin e ligjit, lirisë së medias dhe nën ligjet që priten të miratohen për të drejtën e pakicave. Në raport theksohet përfundimet e OSBE/ OHDIR për 25 prillit. Në raport thuhej që zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirëorganizuara, por ka dhe aludime për blerje votash dhe rrjedhje të dhënash së personale, e për këtë ne presim hetimet.
Strukturat e BE duhet të artikulohen në mënyrë më efikase. Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit për qeverisjen vendore, sepse do të jetë ajo që do të kryejë 70% të legjislacionit të BE. Në lidhje me shoqërinë civile është i gërshetuar, duhen përpjekje thelbësore për të pasur diskutime me shoqërinë civile për reformat,” tha Soreca.