Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka publikuar rezultatet e mbledhjes së Këshillit Europian të zhvilluar të enjten, ku u vendos që të organizohet një konferencë donatorësh.
“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Europian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”, shkruan Soreca në një postim në Twitter.
Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturë së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.