Soreca: Negociatat mund të çelen në pranverë

AKTUALITET


“Për shqiptarët nuk ka asnjë plan B lidhur me rrugën e anëtarësimit në familjen evropiane, apo dëshirës për integrimin në BE”. Kështu ka deklaruar sot ambasadori i BE, Luigi Soreca, në një konferencë për shtyp, teksa ka dhënë sot detaje lidhur me metodologjinë e re të zgjerimit të BE, prezantuar vetëm pak kohë më parë.

Sipas tij, në pranverë dorëzohet raporti me ecurinë e punës që ka bërë Shqipëria, raport qe eshte ne fazen pergatitore.

Ai ka numëruar të dhënat e një sondazhi të bërë lidhur me perceptimin e shqiptarëve për integrimit, dëshirën për anëtarësim dhe cfarë duhet të bëjë ende politika shqiptare.

Ne e dimë që samiti i KE në tetor nuk solli çeljen e negociatave sic kishim shpresuar, kjo është arsyeja që KE është përpjekur të kuptojë pse dhe të gjejë shkaqet, ne duam ta përforcojmë këtë proces, të rikrijojmë këtë besim mes vendeve të Ballkanit, Shqipërisë, dhe BE

“Me metodologjinë e re udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit për ecurinë që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor. BE do përfshihet më shumë, ekspertët e shteteve anëtare do të jenë pjesë e ekipeve ku do të diskutohet.

Për negociatat puna do të jetë më gjithpërfshirëse dhe nuk do të jetë e ndarë në nënfusha të ndryshme. Është bërë thirrje e fortë që shtetet anëtare të kenë mundësi të kthejnë pas procesin e negocimit, nëse nuk do të ketë përparësi, ose do të ketë hapa pas, edhe veprim nga BE. Pra BE do të pezullojë edhe ndalojë negociatat nëse do të jetë e nevojshme. Kjo metodologji po diskutohet në këshill dhe kemi besim se kjo i përmbush të gjitha kërkesat e shteteve anëtare që ishin hezituese në tetor për celjen e negociatave, besoj se do të jemi duke ecur në rrugën e duhur për negociatat në pranverë”, tha ai.

Ambasadori Luigi Soreca ka prezantuar sondazhin e realizuar nga “Ipsos” për pritshmëritë që kanë shqiptarët për BE. Referuar përgjigjeve të bëra, nuk ka ndryshuar mbështetja që shqiptarët i japin anëtarësimit në BE-së, më konkretisht si në 2019, ashtu sikurse edhe në 2019, 85% e tyre kanë votuar “pro”. Pyetjes se “a mendojnë shqiptarët që BE e trajton mirë Shqipërinë”, edhe këtu nuk ka pasur ndryshim me vitin e kaluar, 28% kanë qenë plotësisht dakord.



Skip to toolbar