Soreca për OFL: Tregon vullnet politik për të trajtuar problemin

AKTUALITET


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar nga Vlora në lidhje me Operacionin Forca e Ligjit. Soreca thotë se operacionet tregojnë vullnet politik, kurse shton se po ndjek procesin nga afër. Ai shton se do të takojë edhe udhëheqësit e SPAK, ndërsa shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Brendshëm.

“Përsa i përket operacionit Forcat e Ligjit, ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë dhe ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më ë mirë për t’u adresuar drejt këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Megjithatë, mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shumë e rëndësishme që kjo platformë të ndiqet nga SPAK. Jam në kontakt të përgjithshëm me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK”, deklaron Soreca.



Skip to toolbar