Soreca: Reforma në Drejtësi, pasaporta për në BE

AKTUALITET


Në një takim të përbashkët për Reformën në Drejtësi, bashkë me ministren Gjonaj dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Soreca ka thënë se ky do të jetë një vit kritik për Reformën në Drejtësi.

Duke analizuar situatën Soreca thotë se dy janë cështjet emergjente në aspektin afatshkurtër që duhen trajtuar sa i përket Reformës në Drejtësi, plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë që i kanë bërë këto dy Gjykata të rëndësishme jofunksionale si dhe mbështetja ndaj SPAK.

Luigi Soreca thotë se BE e mbështet plotësisht Reformën në Drejtësi e cila është rruga e vetme e Shqipërisë për në BE dhe do të funksionojë si pasaportë për anëtarësimin e saj.

”BE e ka mbështetur Reformën që prej ditës së parë. Ka qenë angazhimi më i madh si politikë dhe financiar të shtyrë nga besimi se është rruga e vetme për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, stabile dhe ta gatshme prej BE. Kemi dhënë 34 milion euro për Reformën në Drejtësi, një mbështetje financiar e paprecedentë.

Këto vite kanë qenë vite intensive që kanë kërkuar nerva prej celiku. Është e vështirë mos shohësh dot çfarë ka arritur Shqipëria. Janë ndryshuar më shumë se 70 tekste ligjore, pa përfshirë ndryshimet kushtetuese, Vettingu apo dhe krijimi i organeve të reja. Çdo hap që ju do të bëheni, do të shkruani historinë e Shqipërisë dhe pse nuk do të jeni në krye të institucioneve.

Përtej festimit të suksesesve ju bëjmë thirrje që të vazhdoni me vendosmëri. 2020 do të jetë një vit kritik për të mëshiruar arritjet e 2019.

Për tu siguruar që Reforma është e suksesshme sistemi duhet të zëvendëosjë gjyqtarët që nuk e kanë të mundur të punojnë në sistemin e drejtësisë.

Lipset që ne së pari të finalizojmë hartën gjyqësore, strategjinë dhe buxhetin për personelin, sistemin IT dhe infrastrukturën.

Ndërsa në aspektin afatshkurtër duhet të trajtohen emergjencat. Të mbushen vendet vakante në Gjykatat Kushtetuese dhe të Lartë si dhe të mbështetet SPAK .



Skip to toolbar