Sot, 101 vjet marrëdhënie diplomatike, Biden mesazh urimi për Shqipërinë

AKTUALITET


“Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara.” Kështu e nis Presidenti amerikan, mesazhin drejtuar popullit shqiptar.

Adresimi ndaj shqiptarëve i Biden, vjen në kuadër të 101 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA e Shqipërisë.

“Mbarë popullit shqiptar, i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara.

Kur SHBA mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri të përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë, edhe kur populli i Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë.

Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të ofrojnë, një të ardhme më të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.”- thuhet në mesazhin e Biden, drejtuar popullit shqiptar

Mesazhi video i Biden, u publikua nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila shkruan: “Sot është 101-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Ëilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar. Urojmë për më shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi!”



Skip to toolbar