Sot, fati i Berishës/ Seanca në GJKKO në orën 14:00, ish kryeministri akuzohet për korrupsion

AKTUALITET


Këtë të martë në orën 14:00, do të zhvillohet në ambientet e GJKKO, seanca për ish kryeministrin Sali Berisha, ku do të verifikohet masa e sigurisë e dhënë ndaj tij, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe larje parash, në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Seanca ditën e sotme është caktuar të zhvillohet në orën 14:00, ku gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ditën e djeshme verifikoi edhe masat e sigurisë për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashi, do të verifikojë edhe masën e sigurisë të dhënë në mungesë për ish kryeministrin Sali Berisha, për akuzën e korrupsionit pasiv, në lidhje me masën e  hënë ndaj tij, detyrimin për t’u paraqitur në prokurori dhe sekuestrimin e pasaportës. Referuar kodit të procedurës, në ditën që zhvillohet masa e sigurisë, duhet të jetë prezent personi ndaj të cilit zhvillohet hetimet. Sali Berisha sot duhet të jetë prezent në gjykartë.

Më herët gjatë kësaj të marte, policia ka zbarkuar në kompleksin e pallatave të ndërtuara nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, në truallin kur dikur ishte kompleksi “Partizani”.

Në kompleks kanë shkuar Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik, për të bërë ekzekutimin e vendimit të dhënë nmga Gjykata e Posaçme për sekuestro.



Skip to toolbar