Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 dhe një ndër pikat në rendin e ditës është interpelanca e thirrur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu me kryeministrin Edi Rama.
Shehu ka thërritur në interpelancë, kryeministrin në lidhje me platformën e tij politike dhe hapat e ndërmarrë për ‘Open Balkan’.
Në kërkesën e depozituar më 19 tetor në Kuvend, deputeti demokrat rendit 14 pika në lidhje me këtë temë, ku kërkon të dijë avantazhet dhe dobitë në procesin e bashkëpunimit rajonal, teksa e cilëson si një nisme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.11.2021
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 i
Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
4. Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen
për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
2
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Dhënie mendimin komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”. (Nenet 55 dhe 117 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)