“Sot ndihem më i vogël se Braçe”, Rama, medalje ari për miqtë: Shqipëria nuk është vetëm

POLITIKË


Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë medalje të arta për ambasadorët e huaj në vendin tonë, të cilët me anë të skuadrave të shpëtimit të vendeve të tyre ndihmuan Shqipërinë në rastin e tragjedisë së tërmetit. Medaljet e arit iu dhanë ambasadorëve të Kosovës, Italisë, Francës, Izraelit, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, BE-së dhe SHBA-së, për ndihmën e pakursyer që dhanë pas tragjedisë së tërmetit. ‘Shumë prej jush nuk pritën të zbardhej dita për të na ndihmuar atë natë tragjike për vendin” tha Rama duke shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen e tij.

Gjatë fjalimit nuk munguan batutat e Ramës ku tha se në këtë situatë edhe pse nuk i mungon lartësia fizike, në fakt ndihej shumë herë më i vogël se zëvendëskryeministri Erion Braçe, përballë atyre që ndihmuan për të shpëtuar jetë shqiptari.

“Më mjafton të di që nuk jam i vetëm”. Këtë fjali mund ta përsërisja pa pushim kur zbarkuan trupat e shpëtimit. Mendova në një moment se më e madhe sesa fatkeqësia është vetmia e madhe. Këtë mbrëmje dua t’ua dedikoj trupave të kërkim-shpëtimit. Kam kaq shumë centimetra jam falënderues Zotit ose natyrës. Ka dy javë që ndihem më i vogël se Erion Braçe. Sot ndihem edhe më i vogël përballë heronjve që janë mes nesh, njerëz të zakonshëm të vendeve prej nga vijnë, që siç erdhën –ikën, si engjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën. Ekziston një varg ku thotë se “kush shpëton një jetë, shpëton gjithë njerëzimin”, ndërsa miqtë tanë shpëtuan më shumë se një jetë këtu”, tha Rama.



Skip to toolbar