Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, teksa në orën 17:00 pritetnjë seancë “e nxehtë” në Kuvend.
Burime për mediat raportojnë se Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej rregullorja e Kuvendit.
“Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim. Lëreni opoztiën të vijojë me të vetën”, mësohet të jetë shprehur ai.
Kujtojmë se në seancën e sotme pritet që të ketë përplasje pasi 23 deputetët e përjashtuar të Sali Berishës kanë paralajmëruar se do të futen me forcë në Parlament.