Arrestohet nga SPAK ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Koka, ka qenë Ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.
Urdhër-arresti për të u firmos nga prokurorët Dritan Premci dhe Vladimir Mara.