Ka dështuar për herë të tretë radhazi seanca gjyqësore në themel në ngarkim te Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë.
Shkak për mos zhvillimin e plotë të kësaj seance është bërë mungesa e një prej avokatëve i cili mbron në proces te pandehurin Fatjon Bacin. Lidhur me këtë episod prokurori i Posaçëm Ols Dado iu drejtua gjykatës që të marrë masa pasi sipas tij është vijimësi e strategjisë për zvarritjen e shqyrtimit të çështjes gjyqësore. Gjykata vendosi që të pezullojë afatet e paraburgimit deri në seancën e radhës ndërsa i caktoi avokat kryesisht Fatjon Bacit.
Në këtë seancë mungoi edhe vetë Erion Veliaj i cili u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca ndërsa bëri me dije se ishte duke u njohur me aktet hetimore brenda paraburgimit.
