SPAK: Berisha nuk duhet të komunikojë me asnjë person, përveç atyre që bashkëjeton në shtëpi

AKTUALITET


SPAK ka kërkuar që Sali Berisha të kryejë masën “arrest në shtëpi”, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Gjithashtu, sipas kërkesës së SPAK, Berisha do të ruhet me policë te dera e shtëpisë, si dhe do t’i ndalohet komunikimi me jashtë, përveç familjarëve të afërm të tij.

Vendimi për masën ndaj Berishës pritet të merret ditën e nesërme në GJKKO.

“… me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e zbardhur të SPAK.

Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha nuk duhet të komunikojë me


Skip to toolbar