SPAK godet 7 grupe kriminale: Karakteristikë dhuna e egër. Një prej grupeve i krijuar nga Ervis Martinaj

#NËRADAR


SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për goditjen ndaj 7 grupeve kriminale.

Nga ky megaoperacion u sekuestruan mbi 4.5 milionë euro, kur përfshihen: automjete luksoze, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, sasi të mëdha floriri dhe bizhuterish.

SPAK thekson se karakteristikë e këtyre grupeve kriminale është dhuna e egër, ndërsa shton se një prej grupeve është krijuar nga Ervis Martinaj.

“Cilësojmë se, këto grupe kriminale dyshohet se kanë kryer veprat penale me pasoja të rënda të jetës dhe shëndetit, si edhe në drejtim të pasurisë. Disa nga veprat penale më serioze për të cilat këto grupe po hetohen janë: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të “Sigurimit të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotikeve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, , “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”etj.

Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.”, thuhet në njoftimin e SPAK.



Skip to toolbar