Të martën Gjykata e Posaçme do të vendosë masën e arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha.
SPAK dërgoi kërkesë gjyiatës për zëvëndësimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje me arrest shtëpie. Kërkesa u depozitua të premten dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet të njoftojë vetë personin nën hetim për korrupsion Sali Berishën si dhe avokatët e tij. Nuk dihet nëse avokatët e ish-kryeministrit do të paraqiten në seancë të martën ne oren 10:00 për t’u ballafaqur me kërkesën e prokurorisë apo mbrojta do ti sigurohet nga shteti përmes një avokati kryesisht që do të caktohet nga gjykata.
Prokurorët e posaçëm një ditë më parë morën autorizim nga Kuvendi për arrestin e Berishës pasi ish-kryeministri refuzoi për tre herë rresht të zbatonte vendimin e gjyqtares Irena Gjoka qe kishte caktuiar per te detyrim paraqitje dhe bllokim të pasaportës.
Nga ana tjetër SPAK ka dorëzuar rekurs në gjykatën e lartë, per Jamraber Malltezin, i arrestiar per te njejten dosje. Prokuroria e posacme kërkon rikthimin ne qeli te dhendrit te Berishes duke ndryshuar vendimin e apelit të posaçem që i zbuti masën e sigurisë nga arrest ne burg në arrest shtëpie. Malltezi krahas korrupsionit akuzohet edhe për pastrim parash.