SPAK kërkon nga 7 vite burg për 5 gratë xhihadiste që iu bashkuan luftëtarëve në Siri

AKTUALITET


Prokuroria e Posa­çme dha pretencën për 5 nga të akuzuarit që shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtarëve në Siri.

SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore. Si përfundim, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5 vjeçare.

Kujtojmë se SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan në kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.



Skip to toolbar