Çdo rast korrupsioni ku përfitimi apo rryshfeti i zyrtarit është 50 mijë lekë e sipër, aktualisht hetohet nga prokuroria speciale.
Kjo ka sjellë mbingarkesë të hetuesve, duke mos lejuar që ata të merren me “peshqit e mëdhenj” sic diplomatë udhëheqës të reforës në drejtësi quanin ata që duhet që shënjestronte SPAK.
Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, i tha Kuvendit të Shqipërisë, se kjo duhet të ndryshojë që SPAK të ketë mundësi të merret me ata për të cilët u ngrit.
Prokuroria Speciale nënvizon se ka pasur në fokus jo vetëm ndëshkimin penal të zyrtarëve të korruptuar, por edhe marrjen pas të pasurive të tyre në favor të shtetit.
Raportimi u krye gjatë një analize në Kuvend mbi përmbushjen e kushteve që na kërkon BE në luftën kundër korrupsionit.