SPAK ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kadastrën e Vlorës. Burime për mediat thonë se prokurorët tashmë janë aty dhe po kërkojnë për verifikimt dosjet për zonat bregdetare.
Kadastra e Vlorës ka pasur probleme të mëparshme me drejtuesit për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme.
Ndërkohë Policia në jug ka nisur prej muajsh operacionin ‘Bregdeti Ynë’ për të shembur objekte pa leje dhe për të ndëshkuar përgjegjësit e tyre.