Vazhdon përplasja diplomatike mes Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara për luftën në Iran.
Madridi mohoi pretendimet zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, se qeveria spanjolle kishte rënë dakord të ndihmonte Shtetet e Bashkuara, duke aluduar një përdorim të mundshëm të bazave spanjolle për operacionet në Lindjen e Mesme.
Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares doli dhe mohoi kategorikisht se qeveria në Madrit të kishte ndryshuar qëndrimin e saj.
“Mund ta kundërshtoj zëdhënesen e Shtëpisë së Bardhë. Pozicioni i qeverisë spanjolle në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme, bombardimin e Iranit dhe përdorimin e bazave tona nuk ka ndryshuar asnjë grimcë” tha ai,
Edhe pse Spanja e kishte mohuar përdorimin e bazave të saj nga Uashingtoni, Trump kishte thënë këtë të martë dhe në fakt Shtetet e Bashkuara mund t’I përdorin këto baza nëse duan,
Bazat janë Rota dhe Moron në Spanjën jugore dhe Madridi dhe Uashingtoni I ndajnë, por ato mbeten nën komandën spanjolle.
Mosmarrëveshja mes dy vendeve u thellua kur Trump tha se do të ndërpriste të gjithë tregtinë me Spanjën, pasi vendi iberik refuzoi të lejonte përdorimin e bazave të veta ushtarake për operacionin në Iran.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha se qeveria e tij nuk do të “shte bashkëfajtore në diçka që është e keqe për botën.
Sánchez, i konsideruar gjerësisht si udhëheqësi i fundit i madh progresiv i Evropës, i ka quajtur sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit një ndërhyrje ushtarake “të pajustifikueshme” dhe “të rrezikshme”.
