Spanja vijon të trondisë me numrin e viktimave, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 932 të vdekur.
Duke shtuar shifrat e fundit, numri i viktimave në Spanjë shkon në total 10.935 persona.
Sakaq numri i rasteve të reja ka shkuar në 5645 orëve të fundit, ndërsa në total në 117.710.
Pjesa më e madhe e të prekurve është në Madrid ku numërohen 34.188 të prekur, mes tyre 4483 viktima.
Spanja po ecën me shifra të frikshme duke u renditur direkt pas Italisë, e cila numron 14681 viktima.