Spanjë – Francë, finalja e futbollit/ “Furitë e Kuqe” dhe “Gjelat”, për të artën në “Paris 2024”

Më të fundit


Nuk ka rëndësinë e një Europiani apo Botërori, por gjithsesi mbetet një medalje a artë. Ajo e futbollit për meshkuj në Lojrat Olimpike “Paris 2024” do të diskutohet mes Spanjës dhe Francës.
Pas triufit në “Euro 2024”, “Furitë e Kuqe” kërkojnë një tjetër triumf, pasi mundën në gjysmëfinale 2-1 Marokun.

Por deri te suksesi, iberikët duhet të vuanin shumë. Afrikano-veriorët kaluan në epërsi në minutën e 37-të me 11-metërshin e kthyer në gol nga Brahimi.

Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit spanjollët përmbysën shifrat. Në minutën e 66-të, mesfushori i Barcelonës, Firmin Lopez barazoi shifrat.

Vetëm pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Sançez shënoi golin e dytë dhe të fitores për të vulosur biletën e Spanjës për në finalen e “Paris 2024”.

Iberikët do të diskutojnë medaljen e artë me organizatorët e Francës. Skuadra e drejtuar nga Tieri Henri siguroi finalen pas fitores dramatike 3-1 kundër Egjiptit.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, egjiptianët kaluan në epërsi me Saber në minutën e 62-të.

Vetëm shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mateta barazoi shifrat e dergoi sfidën në shtesë.

Me rinisjen e ndeshjes, Egjipti mbeti në fushë me dhjetë lojtarë, ndërsa me forca më të shumta francezët shënuan dy gola të tjerë, sërish me Mateta dhe më pas me Olize, duke siguruar finalen për të artën në futboll në Lojrat Olimpike.



Skip to toolbar