Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë.
Ajo ka postuar një foto të momentit të ëmbël në maternitet, teksa vogëlushja Nalta puth vëllain e sapoardhur në jetë.
Spiropali e cila ka lindur në maternitetin shtetëror Koço Gliozheni ndan me publikun edhe emrin që i kanë vendosur të voglit: Kren.