“Spiropali, doli nga rreshti”, Rexhaj: Veprimi jo i mirëmenduar, duhet të mbajë përgjegjësi politike

Më të fundit


Analisti Albatros Rexhaj, u shpreh se Elisa Spiropali doli nga rreshti i PS, me vendimin e saj duke mos marrë pjesë në seancën plenare ku u votua refuzimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ai theksoi në “Real Story” se Spiropali duhet të mbajë përgjegjësi politike, pasi me atë akt tregoi se i doli kundër edhe kryetarit të Partisë Socialiste.

“ Kryetari i partisë ka marrë një qëndrim radikal, tha nuk e pranojmë  kërkesën për heqjen e imunitetit.

Ai e vendosur karrierën e tij politike në sfidë, e kalkulojë që mund të hyjë në konflikt me gjermanët, me britanikët, me BE, mbajti qëndrim, që nënkupton që ju deputetë e mia o jeni me mua, ose nuk jeni me mua.

Tre dolën që nuk ishin të pranishëm, Elisa tha sot “jo, unë e kam pasur të qëllimshme. Ajo ka dalë kundër kryetarit të partisë dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike për atë punë”, tha ai



Skip to toolbar