Spiropali, kryetarja e re e Kuvendit/ Mesazhi drejtuar deputetëve: Lutem të jem e para mes të barabartëve!

AKTUALITET


TIRANË- Pas miratimit në krye të Kuvendit me 75 vota pro, Elisa Spiropali iu drejtua me një fjalë deputetëve të majtë dhe të djathtë në seancën e jashtëzakonshme.

Ajo tha se do ta ushtrojë këtë detyrë me korrektësi dhe mbi palët dhe do të qëndrojë si “e barabartë mes të barabartëve”. Kryetarja e re e kuvendit, falënderoi paraardhësen e saj, Lindita Nikollën.

“Faleminderit me zemër. Ky është një ushtrim I vështirë politik, social, qytetar, sa personal, aq dhe kolektiv, por në fund jam e qartë se në këtë ushtrim ajo se çfarë shkon mirë është e juaja. Dua të falënderoj me zemër një zonjë grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita, gjatë këtyre tre viteve, e drejtove kuvendin me përkushtim urtësi dhe nderim, që më është dukur gjithnjë mbinjerëzor. Do përpiqem modestisht të të ngjaj dhe uroj të të afrohem sadopak në durim. Të nderuar kolegë të opozitës, dijeni se do t’iu shoh njësoj përballë, por nuk do me keni përballë, por do më gjeni vullnet mirë, po njësoj dhe me kolegët e majtë. Lutem të jem e para mes të barabartëve.”, tha ajo.



Skip to toolbar