Sporti në zi, ndahet nga jeta basketbollisti i njohur

Më të fundit


Sporti shqiptar në zi. Sot është njoftuar ndarja nga jeta e basketbollistit të njohur durrsak Petraq Jorgoni në moshën 81-vjeçare. Jorgoni kaloi pjesën më të madhe të karrierë tek skuadra e Lokomotivës së Durrësit në vitet 1958-1968, ndërsa është aktivizuar dhe me Dinamos e Studentin.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e Goga Basket në ‘Facebook’ duke i shprehur ngushëllime familjes së Petraq Jorgonit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë.

Postimi i ‘Goga Basket’

“Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni. Taçi ka luajtur basketboll nw vitet 1958-1968, ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit.

Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij.”



Skip to toolbar