Stërvitja më e madhe e NATO që nga Lufta e Ftohtë, “Steadfast Defender 2024”

BOTA


NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë, duke provuar se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët europianë në vendet në kufi me Rusinë dhe në krahun lindor të aleancës nëse do të ndizet një konflikt.

“Rreth 90,000 trupa do t’i bashkohen stërvitjes “Steadfast Defender 2024″ që do të zgjasë deri në Maj”, tha të enjten komandanti i lartë i aleancës ChrisCavoli.

Do të marrin pjesë në manovra mbi 50 anije nga aeroplanmbajtëset deri tek shkatërruesit, si dhe mbi 80 avionë luftarakë, helikopterë dhe dronëdhe të paktën 1,100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake të këmbësorisë“, tha NATO-ja.

Komandanti Cavoli tha se stërvitjet do të provojnë ekzekutimin e planeve rajonale të NATO-s, planet e para të mbrojtjes që aleanca ka hartuar në dekada, duke detajuar se si do t’i përgjigjet një sulmi rus.

NATO-ja nuk e përmendi Rusinë në njoftimin e saj. Por dokumenti i saj kryesor strategjik e identifikon Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e anëtarëve të aleancës.

“Stërvitja “Steadfast Defender 2024” do të tregojë aftësinë e NATO-s për të dislokuar me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të aleancës me qëllim përforcimin e mbrojtjes së Europës”, thuhet në njoftim.

Përforcimi do të ndodhë gjatë një “skenari të simuluar të konfliktit në zhvillim me një kundërshtar të afërt”, u tha Cavoli gazetarëve në Bruksel pas një takimi dy-ditor të shefave të mbrojtjes.

Stërvitjet e fundit të një madhësie të ngjashme ishin Reforger, gjatë Luftës së Ftohtë në 1988 me 125,000 pjesëmarrës dhe TridentJuncture në 2018 me 50,000 pjesëmarrës, sipas NATO-s.

Vende të tjera kryesore të stërvitjeve do të jenë shtetet baltike, të cilat shihen si më të rrezikuara nga një sulm i mundshëm rus, Gjermania – një qendër për përforcimet e ardhshme – dhe vendet në skajet e aleancës si Norvegjia dhe Rumania.



Skip to toolbar