“Struktura e gjyqësorit, në lëvizje”/ Roland Lame: Nëse më parë ishte utopi, tani njerëz të rëndësishëm bëjnë “paradë” në SPAK!

Më të fundit


Pedagogu dhe profesori i shkencave politike, Roland Lami, ndërsa komentoi arrestimin e Ilir Metës, u ndal edhe tek puna e SPAK.

Gjatë intervistës në emision “Real Story” në ABC News, ai shtoi se nëse më parë ishte e paimagjinueshme që njerëz të rëndësishëm t’i shihnin para drejtësisë, sot kjo po ndryshon dhe se sipas tij struktura e gjyqësorit ka filluar të punojë.

“Pushtetin e gjyqësorit, deri dje e kemi pasur të paralizuar. Këtë lloj realiteti nuk jemi njohur pavarësisht raporteve që vinin nga faktori ndërkombëtar. Sot struktura e gjyqësorit, pushteti i tretë ka filluar të punojë, të vihet në lëvizje. Pavarësisht se jemi futur në periudhën e SPAK. Ajo që është normalitet në Perëndim tek ne ka qenë mungesë dhe tani ka filluar të funksionojë. Është dyshuar në lidhje me objektivat e kësaj reforme, ja ku jemi sot njerëz të rëndësishëm bëjnë paradën në SPAK, deri dje ishte e paimagjinueshme, utopi. Fakti që jemi futur në këtë realitet është një hap cilësor, por kjo nuk do të thotë që të kthehet në favorizuar apo disfavorizues”, tha ai.

Nga ana e saj juristja Brizida Gjikondi nënvizoi se tani po përpiqet që vëmendja të largohet nga dosja dhe të spostohet tek mënyra e arrestimit të Metës.

“Ka shumë media që kanë marrë të mira nga ky çift…Dhe media është kthyer në një hinke, pasi një pjesë po i kthejnë borxhin imoral dhe kërkon shqiptarëve t’u mbushë mendjen për një gjë që nuk ka nevojë fare. Dhe po merren të gjithë me mënyrën se si u ndalua dhe nuk merren me dosjen. Por kjo është mënyrë dinake dhe është vetëm maja e ajsbergut…Pra nuk po merret njeri me veprat e kësaj strukture të mirë organizuar”, u shpreh ajo./abcnews.al/



Skip to toolbar