“Stuhia” pa timon në mes të detit, shpëtohen dy persona

AKTUALITET


Një gomone pësoi defekt në mes të detit dhe lëshoi alarmin për ndihmë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kapitenerisë së Vlorës të cilët i erdhën në ndihmë dhe shpëtuan dy persona që ndodheshin në gomone.

Mësohet se gomonia “Stuhia 1375” kishte pësuar një defekt dhe kishte lëshuar sinjalin SOS gjatë natës.

Në vend kanë ndërhyrë policia kufitare në bashkëpunim me kapitenerinë e Vlorës. Dy personat, qe ndodheshin në bord janë shpëtuar, ndërsa kanë deklaruar se skafit të tyre u ishte këputur timoni.

Policia ka marrë në pyetje dy shtetasit në bord dhe po heton nëse gomonia është përdorur apo mund të përdorej për trafik.



Skip to toolbar