Në mars, Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg rekomandoi që Kosova të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Megjithatë, Kosova ende duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në Komitetin e Ministrave për të arritur anëtarësimin e saj. Një votim i planifikuar për në maj u shty për shkak të kërkesave gjermane të minutës së fundit që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të kërkuar nga BE-ja të krijohet fillimisht, raportoI “Euractiv”.
Në Strasburg dhe Prishtinë kishte shpresa se votimi do të ndodhte deri në fund të vitit, por një burim gjerman me njohuri për situatën i tha “Euraciv” se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kundërshtimi vjen jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Franca dhe Italia. Një ish-zyrtar i qeverisë britanike i tha “Euractiv” se është e vërtetë që “Macron dhe Scholz janë larguar nga Kurti” dhe Italia dëshiron të qëndrojë në të njëjtën faqe me Gjermaninë dhe Francën – lojtarët e mëdhenj”. Gjermania dëshiron që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën i dërguari special i BE-së në rajon, Miroslav Lajçak, paraqiti një plan në vjeshtën e vitit 2023.
SINKRON, QEVERIA GJERMANE: “Sapo të jetë ndërmarrë ky hap, një votim në Komitetin e Ministrave [të Këshillit të Evropës] mund të vihet në rendin e ditës me një perspektivë të mjaftueshme për një shumicë prej 2/3 midis shteteve anëtare që kanë të drejtë vote”.
Qeveria Kurti ka tendosur deri në skaje marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët më të mëdhenj ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë. Ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier foli hapur dhe publikisht një ditë më parë, duke I kërkuar Kurtit të mos urinojë në derën e klubit ku dëshiron të hyjë. Hovenier theksoi se Kosova nuk mund të ecë përpara në integrimet euroatlantike nëse nuk ndihmon me veprime konkrete Washingtonin që të bindë vendet mosnjohëse të Kosovës së pavarur në BE dhe NATO.