Sulm me armë në sinagogë, disa të vdekur në Gjermani

AKTUALITET


Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një sinagogë në Gjermaninë Lindore.

Një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri pranë një sinagoge, ndërsa një granadë dore është hedhur në një varrezë hebraike.

Autori i dyshuar pas sulmit ka hipur në makinë dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Leipzig.

“Sipas informacionit fillestar, dy persona janë vrarë në Halle,” tha një zëdhënës i policisë.

Policia ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ose të gjejnë hapësira të sigurta për t’u fshehur. Ata kanë nisur menjëherë një operacion kërkimi për autorin e krimit.

Deutsche Bahn ka mbyllur stacionin kryesor të trenit në Halle ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Të shtënat ndodhën pikërisht të mërkurën më 9 tetor kur hebrenjtë festojnë festën e Yom Kippur që është  një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje, dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.



Skip to toolbar