Sulm vandal ndaj memorialit turk te Parku i Liqenit, thyhet pllaka

AKTUALITET


Monumenti në Parkun e Liqenit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, i cili solli debat të madh në publik, nëse duhet vendosur apo jo, është sulmuar nga persona të paidentifikuar, duke thyer një pjesë të pllakës së tij.

Sulmi mësohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës së të enjtes, ndërsa që në mëngjes, policia ka rrethuar memorialin për ta marrë në mbrojtje. Disa policë bashkiakë janë fotografuar përreth monumentit, ku një pjesë e pllakës përkujtimore është thyer.

Monumenti u ngrit më 15 korrik, në trevjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Ngritja e këtij monumenti solli debat publik, ku disa përfaqësues të shoqërisë civile firmosën edhe një peticion për heqjen e tij.

Për këtë sulm vandal mësohet se është njoftuar edhe komisariati nr.1 i Tiranës, i cili ka nisur hetimet për identifikimin e personit ose personave që kanë dëmtuar këtë memorial.



Skip to toolbar