Sulm vetëvrasës në Afganistan, 6 të vdekur dhe disa të plagosur

BOTA


Gjashtë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në Kabul, Afganistan kur një burrë shpërtheu eksploziv në brezin e tij dhe hodhi veten në erë, tha zëdhënësi i policisë së qytetit.

“Sot pasdite një person i lidhur me eksploziv shpërtheu në qarkun Qala-e-Bakhtiar… Fatkeqësisht, gjashtë persona, përfshirë një grua, u vranë dhe 13 u plagosën,” tha Khalid Zadran në platformën X.

Të plagosurit janë dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tyre. Edhe pse kthimi i talebanëve në pushtet tre vjet më parë ka rritur sigurinë në Afganistan, sulmet nga celula xhihadiste të Shtetit Islamik vazhdojnë. Sulmi i mëparshëm i pretenduar nga IS ndodhi më 21 mars në Kandahar, bastioni historik i talebanëve.



Skip to toolbar