Sulmet ndaj KZAZ, Basha i vetëm mbron dhunuesit. Distancohet Kryemadhi

Më të fundit


Dy liderët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi kanë dalë me qëndrime të kundërta për dhunën e ushtruar ndaj policisë në sulmet ndaj KZAZ-ve. Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u distancua nga dhuna ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, Lulzim Basha foli për arrestime të padrejta të personave, (ish-deputetë dhe zyrtarë të bashkive), dhe në asnjë moment nuk i dënoi sulmet që iu bënë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, duke djegur jo vetëm materialet zgjedhore por edhe shkollat ku ato janë vendosur, siç ndodhi në Shkodër.

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, në protestën e 9 kombëtare të opozitës së bashkuar kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se beteja e nisur nuk do mbarojë me largimin e Ramës, por vetëm kur të vendosen kushte për Shqipërinë si gjithë Europa. Basha theksoi se standardi europian kalon në dy kushte: Largimi i panegociueshëm i Ramës si edhe lirimi i protestuesve të arrestuar e çuarja në burg e vjedhësve të votave.


Por, më herët LSI ishte distancuar nga dhuna, ku kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, duke folur për mediat tha se është kundër djegies së materialeve zgjedhore. “Distancohem nga çdo lloj dhune në KZAZ. Jam kundër djegies së materialeve që janë blerë me lekët e taksapaguesve shqiptarë”, tha Kryemadhi.




Skip to toolbar