“Sulmet ndaj ndërkombëtarëve, të turpshme. Meta shkeli Kanunin”

AKTUALITET


Kryeministri Rama kishte deklaruar më herët në parlament se s’do të merrej më me Metën, por sulmet e tij të fundit ndaj diplomatëve dhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri s’mund të kalonin pa një koment. Kryeministri Rama tha se këto sulme të presidentit janë të turpshme dhe se Meta ka shkelur jo vetëm konventën e Vjenës për statusin e diplomatëve por ka shkelur edhe Kanunin e shqiptarëve ku shkruhet se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.

“Ajo që bëri presidenti i republikës ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, po është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shtëpia e shqiptarët është e Zotit dhe e mikut.

Turp turp turp, jemi në një linjë me SHBA sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e çon vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg. Në çdo hap për reformën në drejtësi, me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kemi qenë 100% në një linjë me partnerët tanë. Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marrë dardha, janë për të garantuar interesat strategjike në lidhje me Shqipërinë”,- tha Rama.

Më herët në disa deklarata presidenti Meta ka sulmuar ambasadorët e huaj në Tiranë, duke i cilësuar si grup i strukturuar diplomatik, palaço e të korruptuar.



Skip to toolbar