Tetë persona kanë vdekur dhe 59 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror izraelit në Bejrut të Libanit. Tetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, raporton BBC.
Objektivi i sulmit izraelit ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, sipas një raporti nga Radio Ushtria izraelite, duke cituar një burim të paidentifikuar të sigurisë.
Agjencia e lajmeve AFP citon gjithashtu një burim të afërt me Hezbollahun që tha se Aqil, komandanti i dytë i grupit të mbështetur nga Irani, ishte vrarë në sulm.
Kryeministri libanez Najib Mikati tha se sulmi tregon se Izraeli “nuk i jep peshë asnjë konsiderate humanitare, ligjore apo morale”./abcnews.al