Sulmi me raketa në qytetin e Dnipro, Zelensky akuzon Putinin për krime të reja lufte

BOTA


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi liderin e Kremlinit, Vladimir Putin për krime të reja lufte, pas sulmit me raketa në qytetin e Dnipro me një raketë të re me rreze të mesme veprimi.

Zelensky, në fjalimin e tij në video të mbrëmjes, tha se “kur dikush fillon të përdorë vendet e tjera jo vetëm për terror, por edhe për të testuar raketat e tyre të reja përmes terrorit, ky është padyshim një krim ndërkombëtar”.

Më herët, Putin e përshkroi përdorimin e raketës me rreze të mesme veprimi si ”një provë të suksesshme në kushte lufte”.

Zelensky tha se sjellja e Rusisë është tallje me qëndrimet e Kinës dhe vendeve të Jugut Global, të cilat bëjnë thirrje për moderim.



Skip to toolbar