Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti deklaroi se po hetohen 2-3 pista në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbrëmë u sulmua me armë një autobus që transportonte nxënës shkolle.
Mehmeti tha për mediat se ka dyshime që të ketë qenë i person i vetëm, i maskuar, që ka hapur zjarr ndaj autobusit, e për pasojë shoferi dhe dy nxënës vdiqën.
“Hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. Të gjitha njësitet relevante janë këtu duke kryer hetimet. Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti nga Gllogjani.