Sulmi në kishën katolike në Stamboll, Shteti Islamik merr përgjegjësinë

BOTA


Pas ngjajres së rëndë ku humbi jetën një person nga sulmi ne kishën katolike në Stamboll autoritetet turke kanë arrestuar dy persona të armatosur të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka ndarë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Ai shtoi se një turk u vra nga sulmin në kishën katolike italiane të Santa Maria, i cili ishte objektivi i njerëzve të armatosur. Jerlikaya në platformën ‘X’ nuk deklaroi motivin e sulmit dhe nuk zbuloi se kush e kreu sulmin.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një postim në Telegram, duke thënë se sulmi ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të IS-it për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët.



Skip to toolbar