Sulmi terrorist në New Orleans, FBI: Në kamion janë gjetur pajisje shpërthyese artizanale

BOTA


Agjentët e FBI-së po kryejnë në hetimet në lidhje me atentatin terrorist në zemër të lagjes franceze në New Orleans,ku një kamion mori para turmën e njerëzve duke shkaktuar 10 të vdekur deri tani e 30 të plagosur

Agjentët e FBI-së po kontrollojnë për eksplozivë artizanalë të mundshëm në zonën ku ndodhi sulmi terrorist.

“U gjetën pajisje shpërthyese të improvizuara dhe ne po punojmë për të konfirmuar nëse janë funksionale” tha Alethea Duncan, ndihmës agjentja speciale përgjegjëse për zyrën e FBI-së në New Orleans.

Një robot po kontrollon pjesën e poshtme të kamionit për eksplozivët. Autori pasi përplasi me makinë turmën qëlloi me armë, duke plagosur dhe 2 oficerë.



Skip to toolbar