Sulmohen tifozët izraelitë të futbollit në Amsterdam, 10 të plagosur

BOTA


Dhjetë tifozë izraelitë të Maccabi Tel Aviv u plagosën pasi u sulmuan në Amsterdam nga një turmë pro-palestineze. Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme e shtetit hebre, cituar nga mediat izraelite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i bëri thirrje kryeministrit holandez Dick Schoof dhe forcave lokale të sigurisë “të veprojnë me vendosmëri dhe shpejt kundër rebelëve” dhe bëri thirrje që dy avionë të dërgohen në Amsterdam për të rikthyer qytetarët izraelitë që ishin viktima të agresionit.

Në internet janë publikuar video që tregojnë njerëz me fytyrat e mbuluara dhe me flamuj palestinezë duke sulmuar një tifoz të Maccabi, i cili u mposht mbrëmë nga Ajax në Europa League.

“Kryeministri ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve të shpëtimit për të ndihmuar qytetarët tanë”, thuhej në një deklaratë nga zyra e Netanyahu, ku nënvizohej se kryeministri izraelit e konsideron “incidentin mizor me seriozitetin më të madh”.

Përplasjet shpërthyen gjatë natës në qendër të qytetit holandez në fund të ndeshjes së futbollit mes Ajax-it dhe Maccabi, të cilën vendësit e fituan 5-0. Autoritetet lokale thonë se kanë kryer 57 arrestime në total gjatë ditës.



Skip to toolbar