Sulmuan dhe i vunë flakën parlamentit, policia vret disa protestues në Kenia

BOTA


Policia në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka qëlluar për vdekje të paktën pesë persona gjatë protestave të mëdha kundër rritjes së planifikuar të taksave, sipas Shoqatës Mjekësore të Kenias. Një gazetar nga agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu raportoi për trupat e të paktën 5 protestuesve jashtë parlamentit.

Më parë, turmat shpërthyen kordonin e policisë dhe hynë në parlament, duke djegur një pjesë të ndërtesës. Zjarri shpërtheu edhe në Bashkinë e Nairobit. Rreth 40 persona po trajtohen në spital.


“Ne duam të mbyllim parlamentin dhe çdo deputet duhet të shkojë dhe të japë dorëheqjen,” i tha Reuters protestuesi Davis Tafari, i cili po përpiqej të hynte në parlament. “Do të kemi një qeveri të re”.




Skip to toolbar