Policia e Krujës ka vënë në pranga 27 persona në akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer gjatë operacioneve të ndryshme, të kryera në kohë të ndryshme. Ditën e diel policia ka finalizuar me sukses dy operacione policore anti-kanabis të koduar “Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4”. Gjatë këtyre aksioneve u arrestuan 11 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
“Ndëshkimi 3 “ dhe “Ndëshkimi 4” janë në vijimësi të dy operacioneve të tjera të koduara “Ndëshkimi 1 dhe 2”, ku si rezultat i këtyre operacioneve u ndaluan 16 shtetas.
Gjatë operacionit të koduar “Ndëshkimi 3” gjatë një hetimi 2 mujor u arrestuan shtetasit:
-A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.
-F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.
-G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.
-J. K., 24 vjeç, banues në Krujë,
-K. K., 30 vjeç, banues në Krujë.
– A. K., 45 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Nga teresia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas , në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa ne zonën e pyllëzuar të fshatit Brret, Mal Brret dhe Picrrage të rrethit Krujë,e cila është asgjësuar në periudha të ndryshme.
Po gjatë orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion i koduar “Ndëshkimi 4”, ku pas një hetimi 3 mujor u arrestuan shtetasit:
-F. D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë
-S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë.
-K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.
-B.U., 50 vjeç, banues në Nikël
– S.U., 20 vjeç, banues në Nikël,
Dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D. 27 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në zonen e pyllëzuar të fshatit Borizanë, Krujë, në periudha të ndryshme, të cilat janë asgjësuar nga Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 14 aparate celularë dhe 1 automjet. Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale të “Kultivimit te bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim .