Atentati ndaj prokurorit, syzet tradhtuan dhe i vunë prangat Redjan Rrajes

AKTUALITET


I arrestuari, si një ndër të dyshuarit për atentatin mafioz të kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoja, u zbulua nga policia nga një palë syze. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News 24 se një palë syze të gjetura në automjetin e braktisur nga autorët në një fshat të Ishmit.

Lala tha se ndalimi i Redjan Rrajas u bë gjatë kohës që ai ishte nisur në drejtim të Hanit të Hotit, të dielën në mbrëmje. Gjatë dëshmisë së tij në prokurori, Lala tha se Rraja ka pranuar se syzet ishin të tij, por se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Redjan Rraja ka qenë i shoqëruar nga policia që të dielën në mbrëmje. Ai u arrestua gjatë kohës që po udhëtonte në drejtim të Hanit të Hotit, për të cilin tha se ishte një udhëtim i planifikuar. Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur, kanë pasur shenjat e gishtave të tij. I gjendur para provës, ai ka pranuar se syzet ishin të tijat, por ka mohuar që të kishte lidhje me ngjarjen ku u plagosën prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi. Sipas prokuroreve Rraja nuk ka vepruar për llogari të tij, por për llogari të grupeve kriminale në qytetin e Durrësit, për çështje që kanë të bëjnë me pronat në bregdet.” tha Lala



Skip to toolbar