“Ta ruajmë dhe ta duam gjuhën shqipe”, sot Dita e Alfabetit, Rama ndan videon e veçantë

AKTUALITET


Kjo e premte, pra 22 Nëntori është festë kombëtare. Sot është Dita e Alfabetit. E gjithë administrata shtetërore pushon sot rastin e kësaj dite e cila u shpall festë kombëtare një vit më parë nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët në rrjetet sociale duke shpërndarë një video me një mesazh që ta ruajmë dhe ta përcjellim te brezat që vijnë.

“Gjuha Shqipe, dje sot, përgjithmonë. Ta ruajmë, ta duam, ta përcjellim te brezat që vijnë”, thuhet në video, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar me një shkrim të thjeshtë: Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme pritet të publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe. Fjalori do të mund të gjendet online dhe më pas do të printohet në fillim të vitit 2025.

Fjalori do të ketë rreth 120 mijë fjalë dhe do të bëhet i katërti fjalor i madh i Gjuhës Shqipe



Skip to toolbar