Zbulim i rëndësishëm arkeologjik, gjenden 22 amfora në brigjet shqiptare

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan ka gjetur 22 amfora të mëdha, në brigjet shqiptare, raporton New York Post. Sipas arkeologëve mendohet se këto amfora janë mbi 2.500 vjeçare, që mund ti përkasin një anije të mbytur në lashtësi.

Anija kërkimore ‘Hercules’ e Fondacionit Nautical RPM tha të premten se kishin gjetur 22 objekte të lashta në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit. Arkeologu Mateusz Polakoëski ka deklaruar se ata besojnë se amforat e llojit ‘korintas’ datojnë në mes të shekullit të 7-të dhe të 5-të, para lindjes së Krishtit.

Që nga viti 2004, RPM ka shqyrtuar dhe analizuar shtratin e detit të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore. Shqipëria po përpiqet të mbrojë dhe të përfitojë nga trashëgimia e saj e pasur nënujore, me fonde nga qeveria për ruajtjen e saj.

Skip to toolbar