Bare: Nuk stërvitem për Xhakën e Abrashin, barazim në Francë

Mesfushori Keidi Bare ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, nga resorti ku është grumbulluar ekipi kombëtar për ndeshjen ndaj Francës. Mesfushori që aktivizohet te Malaga në Spanjë, është  shprehur i lumtur për ftesën nga trajneri Edy Reja. Ai është shprehur se besimin që i ka dhënë trajneri, do ia kthejë në fushë.

 “Të them të drejtën e prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj të jap maksimumin për kombëtaren. Para dy ditësh bëmë një bidesë të shkurtër me trajnerin dhe foli fjalë shumë të mira. Besimin që më dha do ia kthejë në fushë. Për formacionin vendos trajneri, duhet të bëjmë sa më mirë të dalim me rezultat pozitiv. Unë nuk stërvitem për Xhakën apo Abrashin, por stërvitem për veten dhe për të dhënë 100% . Shpersoj të dalim sa më mirë dhe nuk ka rëndësi kush do të luajë”, ka thënë Bare.

Më tej, mesfushori kuqezi ka folur për aventurën në Spanjë, duke treguar se dëshira e tij është që të bëj sa më mirë në aspektin personal, ndërsa ka folur dhe për Sadikun, që tashmë do e ketë shok skuadre.  “Është vetëm fillimi. Nuk duhet të bësh vetëm një sezon dhe ta mbyllësh. Shpresoj të bëjë më të mirën time dhe besoj se do arrij në këto hapa që jam tani. Kjo është një gjë e mire, jo vetëm për mua dhe për ekipin. Fola me të dhe më tha që ndihet shumë mirë. Njerëzit në Malaga janë shumë mikpritës. Besoj se do të japë maksimumin e tij për të bërë më të mirën aty”, ka thënë Bare.

Në fund, mesfushori ka treguar se ndaj Francës skuadra jonë kombëtare shkon për pikë, duke treguar se me një barazim ndaj “gjelave” të gjithë do të ishin të kënaqur. “Franca është ekip i madh. Pavarësisht se ka lojtarët të dëmtuar, ata kanë një stol luksi. Unë besoj se mund të arrihet çdo gjë në futbooll, pavarësisht me ekipin që luan, Duhet të japim më të mirën. Të them 6 pikë, bëhem egoist sepse Franca ka një skuadër shumë të mirë. Por, të them të drejtën edhe me një barazim jam i kënaqur”, ka përfunduar Bare.

Skip to toolbar