Tjetërsoi pronat në Theth, arrestohet ish kryekomunari

Vihet në prangat e policisë ish kryetari i komunës Shalë në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për tjetërsim me pronat. Dedë Tonaj ishte dënuar me 2.8 vite burg në dhjetor të 2017 nga Gjykata e Shkodrës, pasi kishte abuzuar me dhënien e pronësisë disa banorëve dhe familjarëve të tij për prona që nuk u takonin.

Tonaj në bashkëpunim me ish vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi, kanë falsifikuar dokumente zyrtare duke bërë pronarë disa persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit. Sipërfaqja e pronave të tjetërsuara është 41.500 metra katrorë.

Skip to toolbar