Letra e ish kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi drejtuar ambasadorëve të huaj në Tiranë është jo vetëm e paprecedentë, por edhe një provë që ajo të ndiqet penalisht dhe të shkojë në burg për shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Voltana Molotovi i është drejtuar të hënën ambasadorëve të huaj me një letër përmes të cilës kërkon qeverisjen e Shkodrës nga një përfaqësi ndërkombëtare të ngjashme me atë të viteve 1913-1914. Pra Voltana në shkelje të hapur të Kushtetutës kërkon shkëputjen e Shkodrës nga Shqipëria dhe kërkon komision ndërkombëtar për administrimin e qytetit.
“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën”, shkruan Ademi në letrën drejtuar ambasadorëve.
Bazuar në të dhënat historike të Shqipërisë, “deri në muajin prill të vitit 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit mes Perandorisë Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t’ia dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913. Mbas fillimit të Luftës Botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vetësh, njohur si “Komisioni i Shkodrës”. Bazuar në deklaratën e Voltanës, kuptohet se ajo kërkon pikërisht këtë gjë, që Shkodra të qeveriset nga fuqitë e huaja.
Deklaratë kjo që bie ndesh me pikën 2 të nenit 1 të Kushtetutës së Shqipërisë. Në këtë pikë shkruhet qartë se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”.
Pra duket qartë se me këtë thirrje Voltana rrezikon burgun, ndaj dhe ne i bëjmë thirrje autoriteteve që ta shtrojnë në spital psikiatrik, të paktën t’i shpëtojë burgut.